Top News - Kuvendi rrëzoi 3 dekrete/ Presidenti kërkon hetim nga SPAK
  • 4 years ago
Sërish përplasje e fortë midis Presidentit dhe Kuvendit. Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Ekonomisë për të rrëzuar tre dekretet e Presidentit për tri ligje që ai i riktheu për rishqyrtim, duke kërkuar hetim nga SPAK-u.
Komisioni I Ekonomisë ka votuar kundër tre dekreteve ato: ?Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës ?BOT? të një porti të llojit MBM në Porto-Romano, Durrës?, ?Për kthimin e ligjit ?Për shërbimet e pagesave?, si dhe ?Për kthimin e ligjit ?Për një shtesë në ligjin ?Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar?, ku përfshihet edhe përjashtimi nga TVSH i mjeteve lundruese të luksit dhe i jahteve
Presidenti Meta në reagimin e tij i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë veprimtarinë e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, pasi sipas tij me anë të këtyre procedurave ligjore po kryhet ?korrupsion legjislativ?.
Kreu i Shtetit thekson se Komisioni i Ekonomisë nuk e ka ftuar në seancë dëgjimore, përfaqësuesin e Presidentit, i cili do jepte argumentet për arsyen e kthimit të tri nismave ligjore. Sipas tij, ligjet nuk mund të shkruhen për një apo për dy individë të veçante, por nismat ligjore adresohen për gjithë shoqërinë.
?Në gjuhën juridike, kjo do të thotë ?korrupsion legjislativ?, që është akti më i rëndë i shpërdorimit të pushtetit publik. Nëse ligji përdoret për të krijuar ombrellë mbrojtëse nga përgjegjësia penale e vendimmarrjeve në fusha sensitive, atëherë Kuvendi nuk po kujdeset më për të mirën publike, por për interesa të një grupi njerëzish të lidhur drejtpërdrejt me shumicën parlamentare. I bëjmë thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të nisë hetimet për të gjitha procedurat e propozimit dhe shqyrtimit të këtyre ligjeve për të vënë përpara përgjegjësisë autorët, të cilët përmes ligjit duan të përmbushin qëllimet e tyre favorizuese klienteliste?, thekson ndër të tjera Presidenti Ilir Meta në reagimin e tij.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#TopChannel
Recommended