Ora News - SPAK do të hetojë dosjen "Dvorani", u padit nga presidenti Ilir Meta
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për padine e presidentit Ilir Meta ndaj Ardian Dvorani.

"Sot prokuroria e Tiranës, konfirmoi zyrtarisht për mbylljen e hetimit nga kjo prokurori dhe shpalljen e moskompetences dhe kalimin e saj SPAK" informoi gazetarja e Ora News, Keti Banushi.

Në mes të nëntorit presidenti Ilir Meta dorëzoi kallëzimin në tre prokurori, por Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda shpallën moskompetencën pasi veprat penale për të cilat është kallëzuar Dvorani "shpërdorim detyre" dhe "përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore" u quajten kompetencë e Prokurorisë së Tiranës, por me themelimin e SPAK kjo dosje i kaloi kësaj prokurorie të posaçme.

"Deri tani kjo eshte e vetmja dosje qe prokuroria e Tiranes ka nisur prane SPAK dosjen" informoi gazetarja

Në padinë penale Presidenti Meta kërkoi të administrohen një sërë provash materiale deri tek audioregjistrimi i mbledhjeve të zhvilluara, pasi sipas presidentit nga 30 mbledhje të zhvilluara nga KED vetëm një prej procesverbaleve është zbardhur. Zoti Dvorani, thotë Meta, ka përvetësuar vendimmarrjen kolegjiale për Arta Vorpsin.

Dvorani është propozuar sërish nga KLGJ si anëtar i vetëm përfaqësues nga Gjykata e Lartë për KED.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/padia-e-metes-prokuroria-e-tiranes-shpall-moskopetencen-dosjen-dvorani

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended