'Zgjedhorja'/ Opozita: Ta mbyllim brenda 31 majit! Gjiknuri: Po pati vullnet e përfundojmë!
  • 4 years ago
TIRANË- 31 maji është afati i fundit për përfundimin e Reformës Zgjedhore! Kjo datë është vendosur me konsensus në mbledhjen e sotme nga palët politike, përfshirë këtu edhe opozitën jashtë parlamentare, madje Damian Gjiknuri, përfaqësues i mazhorancës është shprehur më optimist duke thënë se ka vullnet politik mund të mbyllet edhe më herët!

Arritja e kësaj reforme në afatin e përcaktuar, për bashkëkryetaren e Komisonit, Rudina Hajdari do të përkthehet në më shumë takime, 2 herë në javë duke paralajmëruar se në mbledhjen e  radhës do të diskutohet ndryshimi i sistemit. Ndalur në këtë pikë, një nga kushtet e panegocieshme të opozitës së re, Hajdari tha se palët janë drejt një konsensusi.

31 maji ishte pika e vetme e konsensusit të arritur sot, pasi ashtu sikurse edhe në të kaluarën, nuk munguan akuzat politike kundrejt njëra- tjetrës. Gjiknuri tha se opozita në mbledhjen e sotme ka treguar një tendencë politike për të fshirë gjithçka është arritur deri më tani, por për ish- deputetin e PD-së, Oerd Bylykbashi ky është një tregues i pastër u mungesës së vullnetit politik nga ana e mazhorancës.

Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore u mblodh sot, pas disa përplasjeve mes opozitës dhe mazhorancës, të cilat u zgjidhën shpejt, por vetëm pas ndërhyrjes së ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca. Përplasja nisi pas deklaratës së kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi se Këshilli Politik nuk do të mblidhet më. Kjo solli reagimin e ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, pas së cilit reflektoi menjëherë edhe opozita.
Recommended