Ora News – Konfirmohet në detyrë kreu i Prokurorisë së Apelit në Vlorë, Altin Binaj

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Kreu i Prokurorisë së Vlorës Altin Binaj do të vijojë detyrën.Vendimi u mor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, e cili e vlerësoi të përshtatshëm në të tre kriteret. Ndërkohë ish-gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Artan Lazaj, vijon betejën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë kreun e Prokurorisë së Apelit të Vlorës, Altin Binajn.

Ne seancën dëgjimore për prokurorin u cilësuan problematike pagesË 15 mijë euro për zyrën e avokatisë së bashkëshortes, një pagesë e 600 mijë lekë për arredimin e një shtëpie në Orikum dhe shpenzime të shkollimit të fëmijëve në vitin 2011.

Sipas KPK-së Binaj ishte gjetur në pamjaftueshmëri financiare për tre vite:2008, 2011 dhe 2013, ndërsa ishte vlerësuar pozitivisht në dy kriteret e tjera.

Por vetë prokurori i kundërshtoi gjetjet e Komisionit si të pasakta, duke paraqitur edhe argumentat e tij.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/konfirmohet-ne-detyre-kreu-i-prokurorise-se-apelit-ne-vlore-altin-binaj

Recommended