Ora News – Vettingu, kreu i Prokurorisë së Apelit në Vlorë drejt konfirmimit në detyrë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Kreu i Prokurorisë së Apelit në Vlorë, Altin Binaj doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku në kuadër të vettingut është vlerësuar në tri kritere, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Sipas ILDKPKI Binaj ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, ka burime financiare të justifikuara dhe s?ka deklarim të rremë.

Binaj zotëron një apartament banimi 102 m2 në Vlorë me vlerë 3 mln e 500 mijë lekë, dhe apartament banimi 52 m2 në Orikum me vlerë 15 mijë euro.

DSIK ka vlerësuar për kriterin e kontrollit të figurës, se prokurori i apelit ka përshtatshmëri për vazhdimin e detyrës. KPK deklaroi se ka pasur dy denoncime ndaj prokurorit, por është konstatuar se nuk ka indicie për vërtetësinë e këtyre denoncimeve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vettingu-kreu-i-prokurorise-se-apelit-ne-vlore-drejt-konfirmimit-ne-detyre

Recommended