Ora News - Grabitja e tokave, kreu i Gjykatës Vlorë: Faji i policisë dhe i prokurorisë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nëse drejtësisë së gjykatës së Vlorës, i kanë shpëtuar abuzues me pronat në bregdet, për kryetarin Skënder Haluca, faji është i prokurorisë.

Haluca: Hetimi jo i plotë i çështjeve të pronësisë nga prokuroria dhe policia, dhe për këtë shkak një numër i të akuzuarish mund ti kenë shpëtuar drejtësisë.

Teksa pranon se ?peshqit? e abuzimit me pronat mund ti kenë shpëtuar rrjetës së drejtësisë, Haluca thotë se dosjet që ka gjykuar në 6 vitet e fundit, i kanë krijuar bindjen për batërdinë që sipas tij është bërë me pronat në bregdet.

Haluca: Mbi bazë të informacioneve dhe dokumentacionit që kemi, dge nga eksperienca, ka probleme të jashtëzakonshme me pronësinë. Ëhstë bërë batërdi me pronat e qytetarëve dhe të shtetit.

Mes 204 çështjeve të lidhura me pronën gjatë vitit 2017, Haluca veçon 21 procese për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale, veprimtari për të cilën thotë po rezulton shumë e përhapur

Ndaj në intervistën për Ora News, kryegjyqtari i Vlorës kërkon forcimin e hetimit për 403 referim kallëzimet dhe 243 dosjet në hetim që ka prokuroria e Vlorës për pronat.

Haluca: Hetimet të bëhen me të thelluara të zbardhen e vërteta ku kanë shkuar pronat e shqiptareve dhe shtetasve shqiptare.

Me këto rezultate dhe problematika të gjykatës së Vlorës, Haluci thotë se njohu edhe ambasadoren e BE, Romana Vlahutin e cila nga qyteti bregdetar deklaroi se reforma e pronës është më e rëndësishme, pas asaj të drejtësisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/grabitja-e-tokave-kreu-i-gjykates-vlore-faji-i-policise-dhe-i-prokurorise

Recommended