Ora News - Konfirmohet në detyrë kreu i prokurorisë së Apelit, Dritan Peka

  • 5 years ago
#oranews

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Tiranë, Dritan Peka. Ky i fundit u vlerësua se e kalon vettingun pas kontrollit të kryer ndaj tij në të trija kriteret, atë profesional, pastërtinë e figurës dhe hetimin e pasurisë.

Në vendimin e KPK-së, përcaktohej se praktika e punësimit të shtetasit A.M do ti dërgohet për hetim prokurorisë së Tiranës për të vlerësuar nëse ka pasur shkelje ligjore nga kryeprokurori i Apelit, Dritan Peka.

Gjatë seancës dëgjimore me 18 shkurt në KPK, relatori i çështjes, Lulzim Hamitaj pasqyroi raportin e vënë në dispozicion të dokumentacionit nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), sipas të cilit prokurori Dritan Peka kishte kryer deklarim të saktë në përputhje me ligjin, ka pasur burime të ligjshme, nuk ka kryer fshehje të pasurisë apo deklarim të rremë dhe se nuk ka konflikt interesi.

Vetingu per Marsida Xhaferllarin- Ndërkohë para Komisionit të Pavarur të Kualifimimit ishte edhe kryeinspektorja e Këshillit të lartë të Drejtësisë Marsida Xhaferllari. Ajo u vleresua në trija kriteret por ndërsa pasuria dhe personaliteti u konsideruan pa probleme, ONM kishte konstatuar qëndrime me dy standarte ne vleresimin e gjyqtareve. vendimi për Xhafellarin pritet të jepët në 11 mars.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/konfirmohet-ne-detyre-kreu-i-prokurorise-se-apelit-dritan-peka


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended