Ora News - Konfirmohet në detyrë prokurorja Donika Prela

  • 5 years ago
#oranews #donikaprela #kpk
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmin në detyrë të drejtueses së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda iu nënshtrua hetimit bazuar në tre kritere vlerësimi, atë të pasurisë, kontrolli i figurës dhe vlerësimi i aftësive profesionale.

Seanca për vendimin u shty me 8 ditë për shkak të debatit publik dhe pikëpyetjeve që lindën për pasurinë e Donika Prelës dhe bashkëshortit të saj.

Drejtuesi i seancës, Roland Ilia, sqaroi se: "Pas një denoncimi publik të përcjellë përmes mediave për këtë subjekt rivlerësimi trupi gjykues ka njoftuar me datën 28.01.2019 shtyrjen e seancës për zonjën Prela për në datën 05.02.2019 duke konsideruar të nevojshëm verifikimin e këtij denoncimi nëse kishte elementë apo indiciet e duhura për rihapjen e hetimit. Verifikimet u kryen javën që shkoi nga trupa gjykuese dhe vëzhguesit ndërkombëtarë dhe verifikimet çuan në përfundimin se deri tani nuk ekziston asnjë indicie serioze që mund të çonte në hapje të hetimit".

Me 4 shkurt trupi gjykues u mblodh për të marrë vendim për subjektin e rivlerësimit Donika Prela.

"Trupi gjykues pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e dërguar nga institucionet e vlerësimit, zhvilloi një procedurë të thellë hetimi administrativ për tre kriteret e vlerësimit, dëgjoi subjektin e rivlerësimit në seancën 22 janarit 2019, vlerësoi të gjithë dokumentacionin shpjegues dhe provat e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit gjatë përgjigjeve me rezultatet e hetimit si dhe atë të bërë prezent në seancën dëgjimore vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Donika Prela" deklaroi Roland Ilia.

PD ndërkohë ka hedhur akuza ndaj Prelës. Sipas selisë blu, përveç të ardhurave në të zezë nga bashkëshorti i saj, zonja Prela figuron në përgjimet e bandës së "Avdylajve" dhe po ashtu edhe një takim që ajo kishte zhvilluar një muaj më parë me anëtarin e Komisionit që gjykon atë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/konfirmohet-ne-detyre-donika-prela

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended