Ora News - Prokurorja Donika Prela në sitën e vettingut, probleme me pasurinë

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Drejtuesja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, doli sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për seancën dëgjimore të rivlerësimit.

Procesi i vettingut për Prelën është kryer nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari.

Prela zgjodhi të ishte vetë e pranishme në seancë, pa avokat.

Relatorja e çështjes, Valbona Sanxhaktari, tha se bazuar në raportin e ILDKPKI-së, Donika Prela nuk ka deklaruar huamarrjen në shumën 1 milionë lekë.

Vlera e blerjes së një toke arë nga Prela është e dyshimtë pasi zona është në zhvillim.

Sipas KPK-së, të ardhurat e Prelës janë nga paga si prokurore dhe paga e bashkëshortit si inxhinier.

"Nga të ardhurat e bashkëshortit kanë rezultuar disa problematika për vitet 2003-2005. Për një pjesë të pagës së bashkëshortit nuk janë paguar kontributet shoqërore dhe taksat. Prela ka deklaruar se bashkëshorti i ka huajtur shtetasit R.N shumen 25 mije euro ne dy keste. Shuma eshte marre tek kusheriri i tij. Bashkeshorti ka ndjekur kthimin e borxhit dhe interesat" tha relatorja.

Hetimi është kryer edhe për një apartament banimi me sipërfaqe 96 metra katrorë në emër të bashkëshortit, i cili është blerë për 32 mijë e 100 euro. Çmimi i apartamentit, rezulton më i ulët nga ai i tregut. Lidhur me vlerën e blerjes, u kryen disa hetime nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si dhe u pyet shoqëria ndërtuese.

Kjo shoqëri ktheu përgjigje, duke thënë se zoti Vangjel Prela ka qenë i punësuar aty dhe për këtë është dhënë me këtë çmim. Sipas shoqërisë, këtë praktikë e ka bërë edhe me punonjës të tjerë.

Për Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe Prokurorinë e Përgjithshme Donika Prela është e përshtatshme për të vijuar detyrën dhe e aftë profesionalisht.

Lidhur me vlerësimin profesional, prokuroria e përgjithshme ka sjellë raport ku thotë se është në rregull.

Pas raportit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit drejtuesja e Krimeve të Rënda është shprehur se burimi i të ardhurave është i ligjshëm, ndërsa denoncimet kundër saj i cilësoi si dashakeqe.

Vendimi për Donika Prelën do të jepet me 29 janar, ora 10.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/skeda-e-pasurise-se-deklaruar-e-donika-preles-neser-para-kpk

Recommended