Report TV - Vettingu/ Konfirmohet në detyrë drejtuesi i prokurorisë së Pogradecit Sotir Kllapi
  • 5 years ago
Drejtuesi i Prokurorisë së rrethit të Pogradecit, Sotir Kllapi ka kaluar vettingun duke u konfirmuar në detyrë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Lulzim Hamitaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli pas seancës dëgjimore në datë 8 maj, ku u njoh me dosjen e tij sot vendosi konfirmimin.

Sotir Kllapi i kaloi pa probleme filtrat e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësisë profesionale. Prokurori mori raport pozitiv nga ILDKPKI mbi interesat e tij private si dhe raport ?përshtatshmërie? nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK.
Recommended