Top News - Ikën kreu i apelit/ Vettingu e rrezon për herë të dytë

  • 4 years ago
Një tjetër gjyqtar i Apelit, shkarkohet nga ?Vettingu?. Ai është Hysni Demiraj, kryetar i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Gjyqtari nuk arriti të bindte trupën gjykuese të komisionerëve për pasuritë e tij, për vendimet që ka dhënë gjatë punës si gjyqtar, pavarësisht se ai i kundërshtoi të gjitha gjetjet që kishte përgatitur Trupa Gjykuese e Komisionereve.

Demiraj kaloi në një seancë të tensionuar dëgjimore, dy ditë më parë, gjatë të cilës nuk munguan edhe replikat me vëzhguesin ndërkombëtar. Ai e nisi karrierën në vitet ?90 dhe doli jashtë sistemit të drejtësisë, pas gati 30 viteve. Hysni Demiraj është i nënti në rradhën e kryetarëve të gjykatave që shkarkohen. Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi më 15 shkurt të 2019-ës, Hysni Demirajn, pasi nuk justifikoi pasurinë.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Luan Daci dhe Sokol Çomo, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen me numwr 22/2019, datë 02.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Hysni Demiraj, kundër vendimit nr. 108 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa ?a? e ligjit nr.84/2016, ?Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë?, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 108, datë 15.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysni Demiraj.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vettingu#TopChannel

Recommended