Top News - Debati për Shën Sofinë/ Për herë të dytë reagon anastas

  • 4 years ago
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi ka dhënë një tjetër deklaratë rreth xhamise së Shën Sofisë, e cila është publikuar në faqet e medias greke. Sipas deklaratës së Kryepiskopit Anastas, kthimi i saj në xhami, duke i hequr statusin e muzeut është një fyerje që i bëhet si Krishterimit ashtu dhe Islamit.

?Vendimi i pakthyeshëm i Turqisë rreth Shën Sofisë nuk është vetëm një lloj ?xhihadi? kulturor, veçanërisht sot kur çdo lloj xhihadisti dënohet ndërkombëtarisht nga të gjithë, por është një fyerje si ndaj Krishterimit ashtu dhe ndaj Islamit? ? deklaron kryepiskopi Anastas për herë të dytë që nga vendimmarrja e autoriteteve turke.

?Bënë xhami kishën e mrekullueshme të Krishterimit të pandarë dhe po përpiqen të mbulojnë fytyrën e saj shumë të bukur dhe të zhvlerësojnë ikonat e mrekullueshme të saj, sytë e saj shprehës.
Për më tepër, po përurojnë edhe një lloj xhamie krejt të pazakontë për Islamin klasik, me ikona të krishtera të mbuluara, të cilat brenda ?heshtjes elokuente? të tyre, nuk reshtin së dëshmuari të vërtetën e krishterë. Nuk e di nëse ka ndonjë vend islamik lutjeje të ngjashëm në botë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ShenSofia#TopChannel

Recommended