Ora News - Kryepeshkopi Anastas mesazh për shqiptarët: Krishtlindja ofron antidotin e pasigurisë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Me rastin e Krishtlindjeve, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, i është drejtuar me një mesazh gjithë popullit shqiptar.

Në mesazhin e tij të urimit, Kryepeshkoi ka uruar Krishtlindje të bekuara teksa shprehet se Krishtlindja vjen tashmë që të ofrojë antidotin e pasigurisë duke ringjallur mendjen dhe ndërgjegjen.

Janullatos: Një pasiguri e përgjithshme, si re pluhuri bërthamor, është përhapur në mbarë shoqërinë e sotme, duke shkaktuar vështirësi shqetësuese në frymëmarrje. Shumë përpiqen të përballen me të duke akumuluar pasuri materiale të çdo lloji. Të tjerë kërkojnë miq të fortë, njerëz me pushtet politik dhe ekonomik. Disa gjejnë strehë në ideologji të çuditshme fetare me origjinë aziatike. Njerëzit synojnë të fitojnë siguri me mënyra të shumëllojta.

E kremtja e Krishtlindjes vjen që të na ofrojë antidotin e efektshëm kundër virusit të pasigurisë, të rigjallërojë në mendjen dhe në ndërgjegjen tonë një të vërtetë që shpesh harrohet se "Perëndia është me ne". Pikërisht ky është kuptimi i emrit të Shpëtimtarit që po vjen: "Emanuel". Fjala e Perëndisë "u bë mish dhe banoi ndër ne".

Krishti qëndron me ne, jo vetëm në orët e pendimit dërrmues dhe të adhurimit, por edhe në ditët e turbullta të dyshimit dhe të pafuqisë.

Krishtlindje të bekuara! Viti i Ri le të jetë përplot me sigurinë e pranisë së Krishtit në jetën tonë të përditshme dhe në ecurinë e botës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryepeshkopi-anastas-mesazh-shqiptaret-krishtlindja-ofron-antidotin-e-pasigurise
Recommended