RTV Ora - Pesë grabitje të mëdha! 2 herë u thye aeroporti, 3 herë bankat e nivelit të dytë
  • 5 years ago
#rtvora
Vjedhja me armë e autoblindave që transportojnë paratë e bankave të nivelit të dytë vjen vetëm dy javë nga kërkesa e prokurorisë për dënimin e një tjetër grupi të cilët realizuan disa grabitje të bankave.

Ngjarja e kësaj të marte është e ngjashme me atë të datës 30 qershor 2016. Në atë kohë tre persona të armatosur kanë hyrë brenda pistës së avionëve në Rinas rreth mesditës dhe kanë realizuar vjedhjen e parave në mjetin që transportonte vlerat monetare në drejtim të bordit të një avioni. Personat përdorën një automjet tip Benz me të cilin hynë në pistën e avionëve pasi sharruan rrethimin metalik të aeroportit. Tre autorët morën rreth 1 milion euro dhe më pas u larguan në drejtim të Fushë Krujës.

Më datë 12.02.2015 është vjedhur dega e një tjetër banke të nivelit të dytë të ndodhur, pranë Stacionit të Trenit ku sasia e parave të vjedhura ishte në masën 900 000 Franga Zvicerane, 800 000 Paund Britanik dhe 16.100 Euro, e paketuar në katër qese. Në atë kohë, agresorët janë ndjekur nga policia deri në zonën e shinave të trenit në Babrru dhe më pas humbi gjurmët e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pese-grabitje-te-medha-2-here-u-thye-aeroporti-3-here-bankat-e-nivelit-te-dyte

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended