Ora News – Futën birrat në burg, pezullohen dy drejtuesit e burgut të Rrogozhinës
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Pezullohen nga detyra drejtori i Burgut të Rrogozhinës Ibrahim Bejo dhe shefi i policisë së këtij institucioni.

Pezullimi u bë me vendim gjykate pas kërkesës së prokurorisë së Kavajës. Bëhet me dije se ndaj tij kanë nisur hetimet pas një denoncimi nga SHKB e burgjeve. Burime Ora News bëjne me dije së dy drejtuesit kanë lejuar të futen natën e 31 dhjetorit natën e ndërrimi të viteve rreth 500 shishe me birra në burg.

Mësohet se sasia do të futej për të burgosurit nëpërmjet dyqanit të burgut. Por kjo gjë është konstatuar në kohë nga shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, i cili ka bërë të mundur bllokimin e ngarkesës ndërsa e ka referuar çështjen në prokurori.

Një ditë më parë prokurori i çështjes i ka kërkuar gjykatës vendosjen e masës së sigurisë pezullimin nga detyra për dy drejtuesit e burgut, kërkesë kjo që është pranuar nga gjykata.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pezullohet-nga-detyra-drejtori-i-burgut-te-rrogozhines?fbclid=IwAR2XD79m6ETHWFgI5yuGqCyGHRnUZTMIZKZOwiVtc-aAnTfYm-QUImJwzi8
Recommended