Ora News - Kamioni me skrap përmbyset në rrethrrotullimin e Rrogozhinës
  • 5 years ago
#oranews #aksident #rrogozhine
Një kamion i tonazhit të rëndë që transportonte skrap drejt Elbasanit është përmbysur gjatë natës në rrethrrotullimin e Rrogozhinës. Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati pasoja në njerëz, por lëvizja e mjeteve në këtë nyje kyçe të qarkullimit, mbetet problematike pasi mjeti mbetet i përmbysur anë rrugës. Dyshimet janë se shkak për aksidentin është bërë mbingarkesa.
Një mjet transporti i tonazhit të rëndë është përmbysur në rrethrrotullimin e "Bishtit të Zhurit", që lidh akset Lushnje-Kavajë me atë Kavajë-Elbasan.
Kamioni me targa të Kosovës, i ngarkuar me skrap, po udhëtonte drejt Elbasanit, ku po dërgonte ngarkesën.
Por në rrethrrotullim, mjeti është përmbysur në anë të rrugës dhe një pjesë e mbetjeve të skrapit janë shpërndarë mbi asfalt e jashtë bankine.
Dyshimet janë se shkak është bërë mbingarkesa në mjet.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, ndërsa drejtuesi i mjeti ka shpëtuar pa lëndime serioze.
Ai është marrë në pyetje nga policia, ndërsa jashtë kameras tha se nuk po ecte me shpejtësi në kohën e aksidentit.
Kontraktorët pastuan rrugën në mëngjes nga copat e skrapit, kamioni mbeti i përmbysur në autostradë për orë të tëra duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Për të lëvizur kamionin pritet mbërritja e mjeteve të posaçme të tonazhit të rëndë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kamioni-me-skrap-permbyset-ne-rrethrrotullimin-e-rrogozhines

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended