Ndotja e mjedisit/ Pas kompanisë së pastrimit, IKMT gjobit me 2 mln lekë bashkinë e Rrogozhinës
  • 4 years ago
TIRANË- Bashkia e Rrogozhinës është e para që e 'pëson' dhe gjobitet nga IKMT për mosmarrjen e masave për ndotjen e basenit të lumenjve. Pak javë pasi u ndëshkua kompania e pastrimit në Rrogozhinë ?Viola-Green SHPK? që derdhte mbetjet në lumin Shkumbin, IKMT gjobit edhe Bashkinë e Rrogozhinës në vlerën e 2 milion lekëve. Pavarësisht deklaratës publike në Report Tv të kryebashkiekes, Antonela Dedej se do të rehabilitohej zona e do mbilleshin fidanë, kjo bashki nuk ka lëvizur as gishtin për të pastruar territorin...situata vijon të jetë e njëjtë me mbeturina e për pasojë është ndëshkuar me gjobë.
Recommended