“Arena Egnatia”/ Projekti për stadiumin modern në qytetin e Rrogozhinës
  • 4 years ago
Përmirësimi infrastruktures dhe investimi n[ futboll gjithmonë e më shumë po shkon drejt stadiumeve të rinj dhe modern të cilët krijojnë kushte e lehtësira për tifozët e si rrjedhojë më shumë të ardhura për klubet. Pas një sërë impiantesh modern të qyteteve të mëdha si Tirana me Air Albania, Elbasani me Elbasan Arena, Shkodra me Loro Boricin. Kukësi me Zeqir Ymerin krejtësisht të ri dhe Fieri që tashmë ka miratuar projektin, një tjetër kërkesë për stadium të ri vjen këtë herë nga kategoria e parë. Klubi Egnatia në prag të ndryshimit të pronësisë ka paraqitur një projekt ide fillestare për ndërtimin e një impianti të ri aty ku sot ndodhet stadiumi egzistues "Hasan Zyla", Kjo ide dhe dëshirë e presidencës së re është paraqitur pranë kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës pritje të një miratimi dhe më pas bashkëpunimit me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Qeverinë. Për momentin kjo mbetet një dëshirë e cila kërkon disa hapa deri në finalizimin e saj për t'i dhën edhe këtij qyteti një stadium t[ ri modern. Pritet që shumë shpejt i gjithë projekti të detajohet dhe të kalojë më pas në këshillin bashkiak për t'u miratuar e gjetur një formë bashkëfinancimi duke qenë se impiantet sportive në vend janë pronë e pushtetit lokal në shumicën e rasteve.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArenaEgnatia#TopChannel
Recommended