Ora News - Zonat me borë vijojnë të kenë probleme

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Moti i keq i shoqëruar me reshje dëbore vijon të mbajë të mbërthyer një pjesë të vendit.

Në qytetin e Gjirokastrës mësohet se situata është normalizuar dhe se kanë filluar reshjet e shiut. Aksert nacionale janë të kalueshme, ndërsa problem mbeten zonat e thella të qarkut Gjirokastër.

Në qarkun e Korçës trashësia e borës ka arritur deri në 30 cm, ndërsa në pikën turistike të Dardhës ka arritur në 70 cm.

Voskopoja dhe Pusteci janë të kalueshme pa zinxhirë. Në të gjitha akset e tjera, lëvizja e mjeteve kryhet me zinxhirë.

Punonjës të mirëmbajtjes dhe borëpastrueset ndodhen në terren.

Të bllokuara vijojnë të mbeten fshatrat Lekas, Dardhas, Velçan, Shtyllë.

Ndërkohë në imbox-in e Ora News një banor i fshatit Orenjë në Librazhd thotë se janë izoluar nga bora dhe pa energji elektrike. Banorët e zonës apelojnë për hapjen e rrugës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zonat-me-bore-vijojne-te-kene-probleme

Recommended