Ora News - Nga Kashari te ish-Uzina e Traktorëve, ja zonat ku do të lulëzojnë lagjet e reja
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Nga shkatërrimi i tërmetit të 26 nëntorit do të rilindin lagje të reja nga Durrësi në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama njoftoi në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë skenaret që po diskutohen në tryezë dhe ku pritet që këto lagje të ndërtohen.

Për një gjë ai ishte i prerë, pranvera e 2021 duhet gjejë Durrësin, Tiranën dhe Laçin kantier ndërtimi.

Rama: Duhet të jemi në kantier në pranverë. Kantier në lagjen e re të Durrësit, kantier në Tiranë pasi të vendosim variantin që do të zgjedhim, një lagje të vetme apo dy lagje.Një lagje e vetme do të ishte pranë Kasharit atje ku është dhe bërthama e një zone të re ekonomike.Dy lagje do të ishin të mira në Kombinat dhe tjetra te ish-Uzina e Traktorëve. Të dyja variantet janë në tavolinë për tu diskutuar dhe lagjen e re në Laç.

Të gjitha ata pallate duhen shembur dhe me të rënë dakord do fillojmë shembjen. Në Laç shembja mund të fillojë që tani. Ndihmoni njerëzit të marrin çfarë kanë brenda dhe pastrojini komplet. Duhet bërë programi i strehimit të tyre gjatë kohës së ndërtimit.

Në të dyja zonat që kemi identifikuar në Durrës dhe Tiranë nuk kemi ndërtime fare, janë tokë shtetërore, ashtu si zonat pranë Kombinatit. Pallatet në Kombinat duhen shembur, të fillojë shembja. Pallatet e vjetra në Kombinat që po terrorizojnë njerëzit dhe që i kanë dhënë këtij vendi shumë figura të njohura dhe i kanë dhënë kësaj qeverie dhe Erjon Braçen duhen shembur.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/nga-kashari-te-ish-uzina-e-traktoreve-ja-zonat-ku-do-te-lulezojne-lagjet-e-reja

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended