Ora News - Janari rikthen acarin, reshje bore në zonat malore, temperaturat deri në -6 °C

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e borës në zonat malore.

Sipas IGJEUM, pasditen e sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet, ndërsa nesër në përgjithësi priten reshje të dobëta, por deri lokalisht mesatare në qarqet Elbasan, Korçë dhe Vlorë.

Priten reshje në formë dëbore deri në 400m mbi nivelin e detit. Në zona shumë të kufizuara mund të zbresin dhe poshtë këtij niveli, përfshirë edhe bregdetin e Jonit, por kryesisht dëborë e përzier me shi.

Pasditen e sotme era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Ndërsa të enjten pritet një forcim gradual i saj, për t?u bërë problematike në disa zona, më e ndjeshme në bregdet dhe në terrenet e larta malore, ku për momente do t?i kalojë 40km/orë, veçanërisht në Perëndim të vendit.

Të enjten temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 2 / 9 °C

në vendet e ulëta: 2 / 7 °C

në vendet malore: -6 / 0 °C
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/janari-rikthen-acarin-reshje-bore-ne-zonat-malore-temperaturat-deri-ne-6-c

Recommended