Ora News - Kreditë e këqija vijojnë të mbeten të larta
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreditë e pashlyera vijojnë të mbeten 13% për të gjashtin muaj radhazi.

Statistikat e Bankës së Shqpirësisë të publikuara së fundmi tregojnë se edhe gjatë muajit gusht niveli i huave me probleme nuk pësoi ndryshim.

Kjo situatë ka përkeqësuar gjendjen financiare të kreditimit të ekonomisë në vend, i cili ka pësuar ulje të ndjeshme kohët e fundit. Banka e Shqipërisë në raportin e fundit ka theksuar se e rëndësishme mbetet rritja e përpjekjeve në drejtim të formave të tjera të zgjidhjes së kredive me probleme. Kredia e klasifikuar si ?e humbur?, vijon të zërë peshën kryesore të kredive me probleme (50%), por pesha e kësaj klase ka rënë me rreth 9 pikë përqindje që nga muaji dhjetor i vitit 2017.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kredite-e-keqija-vijojne-te-mbeten-te-larta
Recommended