RTV Ora - Nga sot qytetarët e Ballkanit do të kenë çmime më të lira të roaming

  • 5 years ago
#rtvora

Duke nisur nga 1 korriku, të gjithë shqiptarët që do të udhëtojnë në 5 vendet e Ballkanit do të shpenzojnë më pak për telefonatat, mesazhet si dhe për internetin. Për reduktimin e tarifave të Roaming është nënshkruar një marrëveshje mes kompanive dhe AKEP.

Të gjithë ata qytetarë shqiptarë që udhëtojnë në një nga 5 vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Serbia do të kenë tarifa të bisedës telefonike thuajse të njëjtë si komunikimi brenda vendit.

Drejtori i Rregullimit të Tregut në AKEP Altin Rrapaj deklaron se me marrëveshjen e arritur me kompanitë, reduktimi i tarifave shkon deri në 99 %, më e njeshme kjo për internetin.

Rrapaj: Nga data e sotme të gjithë qytetarët e Shqipërisë, përshirë edhe të Ballkanit Perëndimor, do të përfitojnë reduktime të ndjeshme të tarifave roaming kur udhëtojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kryejnë komunikime, thirrje, sms apo përdorim interneti brenda këtyre vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në to përfshihet dhe Kosova, është bërë një marrëveshje e veçantë nga qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Kosovës në datë 26 nëntor dhe zbatimi i marrëveshjes ka filluar me datë 26 qershor me Kosovën.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nga-sot-qytetaret-e-ballkanit-do-te-kene-cmime-me-te-lira-te-roamingut-komunikim

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended