Ora News - Kukësi me borë, reshjet do vijojnë

  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Vigjilia e ndërrimit të viteve e gjeti Kukësin me dëborë.

Reshjet u regjistruan në qytet dhe lartësitë mbi 900 metra duke shfaqur edhe problematikat e para.

Ngricat dhe rrëshqitjet e gurëve dhe dherave po shkaktojnë vështirësi në lëvizjen e mjeteve në disa rrugë rurale.

Në bashkinë e Kukësit, vështirësi ka në aksin Shtreze-Shishtavec e cila kalohet me vështir?si.

Në Tropojë probleme ka në rrugën që lidh qytetin me Njësinë Administrative Lekbibaj, pasi në disa segmente ka shembje.

Lekbibaj dhe katër fshatra në Malzi të Kukësit raportohet se kanë probleme me energjinë elektrike.

Sipas shtabit të emergjencave civile të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme, ndërsa problematikat në rrugët rurale nuk janë shqetësuese.

Prefekti i Kukësit, tha se Bashkinë kanë marrë masat e duhura dhe kanë kontraktuar firmat për të mbajtur rrugët të hapura.

Ngricat janë shqetësimi kryesor, pasi temperaturat do të mbeten të ulta, ndaj policia u kërkon drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm.

Në veri e verilindje, parashikohet që reshjet e dobëta të dëborës të vijojnë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/kukesi-me-bore-reshjet-do-vijojn

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended