Ora News - Zbardhet Dardha, regjistrohen reshjet e para të borës për 2018

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bora e parë ka shtruar në fshatrat turistike të Korçës, Voskopojë e Dardhë. Pas temperaturave të larta, të pazakonta për një prag dimri, reshjet e para të borës kanë çuditur qytetarët, ndërsa sinoptikanët parashikojnë ulje të ndjeshme në ditët në vijim.

Dimri trokiti me reshjet e para të borës në qarkun e Korcës, pas temperaturave ?pranverore? që karakterizuan vjeshtën.

Këto janë reshjet e para në të gjithë vendin për stinën e ftohtë.

Bora nisi mëngjesin e kësaj të shtune në zonat malore të verilindjes duke mbuluar me petkun e bardhë, Dardhën, Voskopojën e Lekasin.

Në Dardhë reshjet ishin më intensive dhe në harkun e disa orëve arritën deri mbi 15 centimetra lartësi.

Në rrugën e fshatit turistik, pati edhe vështirësi në qarkullim, pasi jo të gjithë udhëtarët që ishin nisur për fundjavë atje, nuk i kishin zinxhirët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zbardhet-dardha-regjistrohen-reshjet-e-para-te-bores-2018

Recommended