Ora News - Shkodra nën pushtetin e borës për ditën e dytë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Reshjet e borës vijojnë në të gjithë territorin e bashkisë së Shkodrës.

Gazetari i Ora News Bepin Kolvata informon sot paradite (ora 10:40) se reshjet nuk janë ndërprerë prej ditës së djeshme dhe vijojnë pa pushim

Në Malin e Shoshit trashësia e borës arrin në 80 cm.

Mësohet se rruga drejt Thethit është e pakalueshëm ndërsa ka ndërprerje të furnimizimit me energji në disa fshatra.

Ka ndërprerje të furnizimit me energji në disa fshatra ne Dajç dhe Berdicë,

Rruga e Thethit mbetet e pakalueshme. Rruga për në Breg Lumi është e bllokuar në segmentin rrugor Kir-Mali i Shoshit.

Mali Shoshit ka mbi 80 cm bore dhe reshjet vazhdojnë. Po ndërhyhet ne Rruget Boks,Dragoc,Kullaj,Myselim,Drisht (Postribe).

Ka ndërprerje të furnizimit me energji në disa fshatra ne Dajç, Berdicë.

Procesi mësimor nuk është zhvilluar normalisht për shkak të numrit të vogël të nxënësve në shkolla. Raportohet të jete nderprere për tre njësi administrative të thella malore, Shalë, Shosh dhe Pult.

Në përgjithësi kanë funksionuar normalisht në pjesën më të madhe të territorit të Bashkisë përjashtuar njësitë e thella malore.

?Nuk ka fare sherbim shëndetësor? në Njësinë administrative Pult dhe mungon shërbimi shëndetësor? në Shosh.

Bashkia e Shkodrës informon se 6 fadroma po punojnë në të gjithë territorin e qyetit Shkodër.

Po ashtu janë në punë 3 grejdera, të cilët bëjnë pastrimin e segmenteve me problematike rrugore, 1 borëpastruese, 1 mjet fadromë në rrugët e brendëshme të Postribës, 1 fadromë në segmentin rrugor të Prekal.

Po vazhdon hedhja e kripës në trotuaret e qytetit. Bashkia u kërkon ndihmë bizneseve
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkodra-nen-pushtetin-e-bores-diten-e-dyte
Recommended