RTV Ora - Vlora ‘nën pushtetin’ e ujit
  • 5 years ago
#rtvora

Edhe reshjet e pranverës e kanë vënë Vlorën nën pushtetin e ujit. Qytetit bregdetar u përmbyt këtë të dielë, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve e këmbësorëve. Banorët e cilësuan skandal që kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje shiu.

Qyteti Vlorës u zgjua i përmbytur pas reshjeve të shiut të nisura mbrëmjen e së shtunës.

Disa lagje thuajse u izoluan ndërsa në rrugë qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve ishte i vështirë për deri në mesditë.

Shumica e bizneseve në këto zona ishin të mbyllura për shkak të nivelit të ujit, ndërsa banorët e cilësuan skandal faktin që kjo situatë përsëritet sa herë ka reshje shiu.

Banor: ?Situata është shumë keq, duhe të vërë dorë bashkia.?

Pasi inspektoi situatën kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli tha shkak për përmbytjet është fakti se linjat e shkarkimit të bulevardit ende nuk janë lidhur me pjesën tjetër të qytetit

Dritan Leli: "Do ketë problematika deri në përfundimin e këtij projekti. Sot kemi diskuatuar me arkitektin që të gjejmë zgjidhjet përfundimtare në mënyrë që të arrijmë që të bashkojmë të gjitha pikat më problematike.?

Bashkia e Vlorës tha se punonjësit e Ujësjellësit po punojnë për normalizimin e situatës, por për banorët mbetet shqetësim fakti se ata mund të zgjohen sërish të përmbytur nesër pasi parashikimi i motit tregon se reshjet do të vijojnë.

Zonat e përmbytura në Vlorë

-Zona e Skelës

-Zona ?Albano dhe Romina?

-Lagjja ?28 Nëntori?

-Lagjja ?Pavarësia?

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shiu-permbyt-vloren-ja-disa-nga-akset-problematike

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended