Ora News - Rikthehen protestat, studentët paralajmërojnë tubim masiv të hënën
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Të hënën e 7 janarit studentët do t`i lënë serish bosh auditorët dhe do t`i rikthehen protestës. Ata paralajmërojnë një tubim masiv para Kryeministrisë me mbështetje të studentëve të rretheve dhe qytetarëve.

Nuk kanë hequr dorë nga 9 kërkesat ndërsa thonë se ato mund të shtohen pasi çdo fakultet do të përpilojnë në vijim një liste me problematikat për të cilat do të kërkojnë zgjidhje nga qeveria.

Organizimi do të jetë i njëjtë do të nisë nga fakultetet në orën 8 të së hënës dhe në orën 10 do të marshohet drejt kryeministrisë. Pankartat nuk do të mungojnë, paralajmërojnë edhe surpriza por nuk pranojnë të zbulojnë detaje.

Sa i përket paktit me universitetin, lançuar nga kryeministri, studentët nuk shprehen të kënaqur dhe thonë se nuk është zgjidhur asnjë prej kërkesave

Protesta nuk do të ketë një afat, studentët shprehen se ajo do të përfundojë në momentin që kërkesat të marrin zgjidhje, po ashtu nuk përjashtojnë mundësi për përshkallëzim.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rikthehen-protestat-studentet-paralajmerojne-tubim-masiv-te-henen
Recommended