Ora News – Protestë për Holtën, ambientalistët paralajmërojnë tubim kundër shkatërrimit të kanioneve

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Holtë dhe Zagori janë Shqipëri. Jo naftës, jo digave është protesta e paralajmëruar për të premten, që synon të mbrojë natyrën e vendit nga shkatërrimi që mund të pësojë prej ndërtimit të HEC-it në kanionet e Holtës.

"Në orën 11: 00 tek Skënderbeu, do marshojmë drejt ministrisë së Mafies dhe Energjetikës, marshojmë drejt ministrisë së Turizmit dhe drejt kryeministrisë"

Ambientalistët paralajmërojnë se ndërhyrja në këto zona do të sjellin pasoja të pariparueshme jo vetëm për natyrën, por edhe për turizmin, buxhetin e shtetit, por edhe për jetën e banorëve të komunitetit.

"Nuk do kemi as turizëm, as zhvillim të zonave. Njerëzit detyrohen të ikën, sepse mundësitë për të pasur një jetë normale po zhbëhet"

Absurditeti i situatës qëndron në faktin se kanionet e Holtës kategorizohen te zonat e mbrojtura, ndërsa ambientalistët akuzojnë qeverinë për shkelje të ligjeve dhe kushtetutës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/proteste-holten-ambientalistet-paralajmerojne-tubim-kunder-shkaterrimit-te-kanioneve

Recommended