Ora News - Eurodeputetët paralajmërojnë: Protestat e dhunshme pasoja për vendimin e qershorit

  • 5 years ago
#oranews

Delegacioni i PE-se bën apel për zgjidhjen e situatës me dialog ndërsa paralajmëron se protestat e dhunshme mund të rrezikojnë dhe integrimin.

Knut Fleckenstein: "Ata që organizojnë protestën duhet të kujdesen që protesta të jetë jo e dhunshme. Nuk është e mundur të thuhet kjo është protesta ime, janë njerëzit e mi është demonstrata ime, por nuk është dhuna që ushtroj unë. Ai i cili urdhëron ushqimin duhet të paguajë prandaj ata që organizojnë këtë gjë duhet të kujdesen. Pasi nëse do të ndodhte do të shkatërronte shumë.

Nëse ne shikojmë deri nga mesi i qershorit gjatë gjithë kohës pamje dhune në rrugët e Tiranës sigurisht që kjo në vetvete do të kishte pasoja për diskutimet që do të organizohen në takimin e Këshillit në qershor. Kjo në vetvete do të kishte pasoja për diskutimet që do të organizohen në takimin e Këshillit në qershor."

Delegacioni i Parlamentit Evropian ishte shumë i qartë në mesazhit që përcolli në konferencë për shtyp paraditen e sotme pas takimeve që ata mbajtën me drejtues të vendit, krerët e partive por dhe me përfaqësues të shoqërisë civile

Por a do të ndërmjetësojnë ndërkombëtarët?

Eurodeputeti Tunne Kelam: Jo ka ardhur koha që Shqipëria të zgjidhë problemet e veta. Por mos na i transferoni ne problemet për ti zgjidhur ne, do të duhet ti zgjidhni këtu. Ju keni shumë ndërmjetësim. Është puna juaj, është problemi i brendshëm i juaji dhe duhet të ngriheni mbi interesa partiakë. Kjo është mënyra si duhet të punojnë.

Zhgenjimi - Knut Fleckenstein: U çudita dhe u zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI-së sepse ajo. U zhgënjeva nga kryetarja e LSI-së sepse tha vetëm një fjali në fund: Ata e kanë marrë vendimin e tyre që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim pushteti nëse europianët nuk e kuptojnë këtë gjë ky është problemi i tyre. Ky është mesazh i qartë dhe besoj se ata në Bruksel që marrin vendime dhe ata që janë në Shqipëri duhet të kuptojnë se në cilën anë gjendet secili prej nesh.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fleckenstein-u-zhgenjeva-nga-kryetarja-e-lsi-se

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended