Top News - Protestat e dhunshme/ Trump mbron mbështetësit

  • 4 years ago
Presidenti amerikan Donald Trump i doli në mbrojtje mbështetësve të tij për rolin e pretenduar të tyre në përplasjet e fundit vdekjeprurëse nëpër rrugë. Shefi i Shtëpisë së Bardhë la të kuptohej se adoleshenti i akuzuar për vrasjen e dy personave në Kenosha te Wisconsin javën e kaluar si dhe simpatizantë te tjere të përfshirë në dhunën gjatë protestave të Oregonit, kishin vepruar në vetëmbrojtje. Trump tha se Joe Biden, sfidanti i tij demokrat në zgjedhjet e 3 nëntorit, qëllimisht nuk e kishte ngritur zërin kundër aktivistëve të ekstremit të majtë të akuzuar për trazira civile. Në konferencën për shtyp, ai e fajësoi Biden dhe aleatët e tij për dhunën në qytete të drejtuara nga kryebashkiakë dhe guvernatorë demokratë. Një reporter i CNN e pyeti presidentin republikan nëse e dënon veprimin e përkrahësve të tij të cilët përdorën plumba boje gjatë konfrontimit me protestues kundërshtarë në Portland. Përplasjet mes tyre sollën për pasojë vrasjen e një admiruesit të Trumpit, anëtar i grupit të krahut të djathtë, Patriot Prayer. Policia e identifikoi viktimën si Aaron Danielson. Asnjë arrestim nuk është bërë deri tani për këtë ngjarje. ? Epo, e kuptoj se kishte shumë njerëz që ishin mbështetës në atë grup, por kjo ishte një protestë paqësore", u përgjigj Trump . ? Boja është një mekanizëm mbrojtës, boja nuk është plumb. Ndërkohë mbështetësit tuaj qëlluan një njeri me plumb të vërtetë dhe e vranë ate?, shtoi presidenti.

Pamje: AFP


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Protestat#DonaldTrump#TopChannel

Recommended