Ora News - Studentët paralajmërojnë: Janari nis me protesta

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rezistenca e Studentit do të vijojë edhe në fillim të vitit të ri. Me anë të një peticioni të firmosur nga studentët e Shkencave Sociale vendosen që nëse 8 kërkesat e tyre nuk do të plotësohen pa dialog, atëhëre bojkoti i mësimit do të vijojë edhe gjatë Janarit. Por jo të gjithë studentët e kanë mirëpritur këtë peticion, pasi disa prej tyre e kanë grisur para Kryeministrisë me argumentin se firmat mund të përdoren për krijimin e një partie Studentor.

Nëse 8 kërkesat e studentëve nuk plotësohen gjatë muajit dhjetor, atëherë rezistenca e tyre do të vijojë edhe gjatë Janarit që vitit që vjen me bllokimin e mësimit deri në marrjen e një përgjigje pozitive nga qeveria.

Pas diskutimeve për më shumë se një orë studentët e fakultetit të Shkencave Sociale vendosen që bojkoti në universitete të vijojë edhe në janar, pas rikthimit në nga pushimet e festave të fundvitit.

"Ne studentët dhe pedagogët të ndërgjegjshëm për gjendjen e reduktuar të Universitetit si dhe për korruptimin e tij të përgjithshëm, marrim përgjegjësinë e zbrazjes së auditorëve deri në plotësimin e kërkesave minimale që nisin me rrëzimin e ligjit të arsimit. Ky peticion shoqëron nënshkrimet tona për protestën që do të vijojë edhe pas pushimeve të fundvitit. Me afat të vetëm përgjegjësinë në masën e duhur të instancave që kanë në dorë përmirësimin e kërkesave të jetës universitare".

#oranews #protesta #studentet
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studentet-tek-ekonomiku-nuk-paguajme-tarifat-pa-marre-pergjigje-8-kerkesat

Recommended