Ora News - Në fundjavë diell, të hënën rikthehen reshjet
  • 5 years ago
#rtvora

Fundjava me diell do t`i lërë vendin ditëve me reshje dhe temperatura të ulta. Meteorologët thonë se problem do të jetë era e fortë ndërsa pas së martës temperaturat do të pësojnë rritje graduale dhe do të kapin vlerën e 30 gradëve.

Ditët e ngrohta dhe me diell do të zgjasin deri të dielën. Java e ardhshme do të nis me temperatura të ulta dhe rebeshe. Meteorologia, Lajda Porja thotë se problem do të jetë edhe era e fortë.

Lajda Porja: Duke filluar nga java tjetër ne presim të kemi sërish zhvilli të vranësirave ditën e hënë sidomos në orët e pasdites ku do të ketë reshje shiu. Shirat do të jenë sërish në formë rrebeshesh, shtrëngatash, hërë pas herë të shoqëruara edhe me stuhi afatshkurtra ere.

Por kjo situatë do të jetë vetëm në fillim të javës. Pas të martës moti do të kthjellohet dhe temperaturat do të pësojnë rritje graduale.

Lajda Porja: Që nga dita e mërkurë dhe deri në fund të muajit ne presim të kemi sërish përmirësim të kushteve atmosferike. Do kemi një mot të kthjellët me vranësira të shpeshta në territor. Në muajin shtator duke përjashtuar këtë episod 3-4 ditë që do të jetë me vlera tipike të vjeshtës të gjitha ditët e tij ka shënuar temperatura të larta deri në 35 gradë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ne-fundjave-diell-te-henen-rikthehen-reshjet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended