Ora News - Studentët rikthehen me 7 janar, lëshojnë 9 fenerë për 9 kërkesat e tyre
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këshillat Studentorë kanë vendosur të rinisin protestat për plotësimin e 8 kërkesave të tyre në datë 7 janar.

Në një deklaratë për mediat të lëshuar nga Këshillat Studentorë thuhet: "Sot me datë 21.12.2018 në arsimin e lartë merren pushimet dimërore për shkak të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Në mirëkuptim të të gjithë studentëve që kthehen pranë familjeve të tyre në festa u vendos në unanimitet studentor që protesta të pezullohet përkohësisht".

Në vijim të deklaratës theksohet se "duke parë që angazhimi qeveritar dhe sidomos i Kryeministrit nuk është i qartë dhe i duhuri për plotësimin e 8 pikave që studentët kanë vendosur, ne si studentë do të kthehemi të gjithë të bashkuar prapë në protesta me datë 07.01.2019 dhe nuk do të mbyllet me kaq insistimi studentor për realizimin e kërkesave tona".

#oranews
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/studentet-rikthehen-me-7-janar-leshojne-9-fenere-9-kerkesat-e-tyre
Recommended