Ora News - Qeveria hedh hapin e parë për studentët, Rama: Në janar do paguani 50% më pak

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #protesta #studentet
Studentët e ciklit Bachelor nga janari do të paguajnë 50% të tarifës, pasi kryeministri ka plotësuar njërën prej kërkesave të studentëve.

Lajmi u bë nga kryeministri Rama gjatë një diskutimi me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Rama tha se kjo është një nga pikat që studentët kërkojnë, duke i kërkuar atyre që nëse në janar Universiteti i kërkon pagesë, ata duhet ta refuzojnë.

Rama: Kur e keni ju pagesën e tarfiës?

Studentët: Na janar

Rama: Në janar nuk do t'i paguani, ja po ta them sot. Në janar ju do të paguani 50% më pak të tarfiës. Ja ta tashë një. Nëse do vini në janar dhe do ju kërkojnë ju do të refuzoni të paguani në janar tarifën. Do ta refuzoni.

Nëse ju thonë do ta paguash, do t'i thuash jo nuk e bëj.

Studenti: Kërkojmë një deklaratë zyrtare

Studenti: Këtë kërkojmë dhe ne, të kemi një deklaratë zyrtare

Rama: Deklaratë zyrtare ty nuk të bëj, as ty dhe askujt. Ne jemi këtu partnerë, nuk me ke marrë peng që të të bëj deklaratë zyrtare. Unë jam këtu me zë dhe figurë 198 cm dhe po t'i them gjërat dhe po i dal për zot këtyre gjërave. Deklaratë zyrtare që të të jap unë ty dhe të shkosh të festosh Vitin e Ri dhe të të them shko festo se me ke marrë peng kjo nuk ndodh.Atyre që jua thonë këtë u thoni që kjo nuk është demokracia. Fjala është këtu dhe janari vjen tani. Nëse ju do ju thotë Universiteti e ka bërë qeveria këta atëhere hajdeni prap atje. Se kur do t'ja paguajmë ne Universitetit është punë për ne. Ju nuk do ta paguani.

Takimi është shoqëruar me replika dhe debate, të cilat kulmuan me revoltën e studentes Armela Mikli që braktisi takimin në shenjë revolte pasi nuk ishte informuar për praninë e kryeministrit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ne-janar-qeveria-paguan-50-te-takses-se-studimit

Recommended