Ora News - Studentet në bojkot, këndojnë himnin kombëtar me kërkesat e tyre

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #protesta #studentet
Studentët e Fakultetit Ekonomik vendosën që bojkotin e mësimit ta tregojnë edhe me një video ironizuese për mungesat në fakultete, ku shpenzohet më tepër para për rojet dhe shërbimet e luksit se sa problematikat reale të fakultetit si karriket dhe bankat.

"Për kushtet më minimale dhe bazik që na mungojnë në fakultet dhe për shumë gjëra të tjera që studentët i kanë bërë të qarta deri tani"

Por, ka edhe nga ata që nuk i janë bashkuar korit të studentëve bojkotues dhe kërkojnë mësim

"Duke parë që nuk jemi të bashkuar do të thosha t'i ktheheshim auditoreve"

Në fakultetin juridik studentët zgjodhën të ndryshonin himnin kombëtar me kërkesat e tyre.

Madje ata shtuan se kanë marrë edhe kërcënime.

"Kam marrë dhe unë kërcënime që mos dal më"

Edhe në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës vijon ngujimi i studentëve.

"Kemi bojkotuar të gjithë auditoret"

Ndërsa, zëvendësminitrja Besa Shahini iu bëri thirrje studentëve të mos bllokojnë sekretaritë

Besa Shahini: Është e rëndësishme dhe i bëj ftesë universiteteve, por edhe studentëve që janë nëpër këto fakultete duke protestuar që të mundësojnë punën e sekretarive dhe të mundësojnë sot pjesëmarrjen e personave nga ministria e Arsimit që të mund t'ju asistojnë ju me pyetjet që ju keni.

Ndërkohë studentët shprehen të vendosur për vijimin e protestës deri në plotësimin e kërkesave.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/studentet-ne-bojkot-kendrojne-himnin-kombetar-me-kerkesat-e-tyre

Recommended