Ora News – Protestë me bojkot, studentët kërkojnë mbështetje nga ambasadat
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Në një lëvizje surprizë, studentët e kanë zhvendosur protestën mesditën e sotme (8 janar 2019) drejt Ambasadës amerikane.Qëndrimi tyre zgjati vetëm pak minuta dhe protesta ishte e karakterit simbolik. Ajo u monitorua nga forca të shumta policie.

Ndryshe nga ditët e tjera, kjo e martë e protestës së studentëve solli një zhvillim tjetër. Disa studentë të Universitetit të Politeknikut kanë hyrë në mësim në orën e parë së bashku me pedagogët, por mësimi është ndërprerë për shkak të pjesmarrjes së pakët të studentëve.

Ndërsa në fakultetin e Histori-Filologjisë, në disa auditore ishte duke u zhvilluar mësim.
Mësim kanë zhvilluar edhe fakulteti i Juridikut. Por, vetë studentët thonë se kanë marrë kërcënime dhe presione për rikthimin në auditore.

Këtë të martë protesta para Kryeministrisë nisi më vonë se ditët e tjera. Edhe pse në temperatura të ulëta, studentët u grumbulluan për qëllimin e tyre të përbashkët, plotësimin e pikave të tyre me miratim në Parlament.
Më tej studentët nisin marshimin nga Kryeministria drejt Ambasadës amerikane, Presidencës dhe Rektoratit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studentet-edhe-sot-ne-proteste-politekniku-zhvilloi-nje-ore-mesim
Recommended