Ora News – Pakti për Universitetin, PD: Rama gënjen studentët, nuk plotëson kërkesat
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Partia Demokratike thotë se ?Pakti për Univeristetin? i lancuar nga Kryeministri është mashtrim dhe në shkelje të ligjit.

Deputetja, Albana Vokshi, tha se ky pakt nuk plotëson kërkesat e studentëve.

Ajo tha se Kryeministri po bën përpjekje të shëmtuara për të mashtruar dhe përçarë studentët.

Vokshi: Aktualisht Rama ka alokuar për arsimin, duke përfshirë të gjitha nivelet e arsimit, vetëm 313 milion euro, ndërkohë që kërkesa e studentëve është 702 milion euro për të arritur në nivelin 5 %.Pra, duket qartë që kemi buxhet të munguar. Pra, kjo është kërkesë e paplotësuar nga Rama për studentët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pakti-universitetin-pd-rama-genjen-studentet-nuk-ploteson-kerkesat
Recommended