Zbrapsja e Ministrisë së Arsimit nuk tërheq studentët nga protesta. Plotësoni kërkesat e tjera
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me thirrje "E duam Shqipërinë si gjithë Europa!" , "Ulni tarifat!" dhe pankarta në duar mijëra studentë nga univeritetet e Tiranës dhe Kamza marshuan paraditen e së enjtes, 6 dhjetor, drejt ministrisë së Arsimit për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Studentët u vendosën para ministrisë për më shumë se pesë orë (ora 10:00- 15:40) dhe nuk pranuan të largoheshin pa parë më parë të zyrtarizuar me firmë, vendimin për anulimin e tarifave për provimet e mbartura.

Vendimi u firmos rreth orës 15: 30 dhe deri atëherë studentët nuk pranuan të bënin asnjë kompromis, dhe as të binin pre e manovrave që Ministria e Arsimit u përpoq të bënte duke kërkuar një grup përfaqësie të hynte në institucion për të negociuar.

"O ministrja të heqë VKM o VKM do heqë ministren" kërcënuan studentë.

Kishte momente kur studentët hodhën vezë, letër higjienike drejt institucionit, ndërsa studentë të mjekësisë hoqën bluzat e bardha dhe i varën tek kangjellat ndërkohë brenda në institucion, Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla vijonte negociatat me dekanë dhe rektorë të universitetit.

"Nëse nuk do të japin një përgjigje pozitive ne do të vijojmë të jemi këtu" shprehej një studente.

"Kjo VKM është e turpshme. Tarifa e kreditit është 8 mijë lekë, 9 kredite për 8 mijë lekë i bie 72 mijë lekë për tu futur në provim".

Zemërimi i studentëve nuk ndalonte, madje refuzuan fort dhe larguan individë që u përpoqën ta politizonin revoltën e tyre.

"E mira është të kemi përgjigje pozitive sepse do të na shohin ditë për ditë këtu në rrugë. Ti mbajnë larg njerëzit, presionet ose mënyrat që ata përdorin rëndom për të na zmbrapsur. Jemi këtu në shesh që ti tregojmë Ministres që ose do të bjerë VKM, ose do të bjerë Ministrja. Po taksohemi për një shërbim që nuk ka kosto shtesë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studentet-serish-ne-proteste-bojkotojne-mesimin
Recommended