Opozita e re do bojkotojë Kuvendin/Rikthehen vetëm kur të plotësohen kërkesat për reformën zgjedhore

  • 4 years ago
Opozita e re parlamentare duket se po ecën në të njëjtën rrugë me opozitën jashtëparlamentare.


Pothuaj 1 vit nga marrja e mandateve opozita e re vendosi te bojkotojë për herë te parë punimet e Kuvendit për reformën zgjedhore. Për te treguar se e kane seriozisht tre drejtuesit e grupeve parlamentare opozitare braktisën si fillim konferencën e kryetarëve ndërsa paralajmëruan bojkot te komisiomeve parlamentare.

?Grupi im demokrat nuk do vetoje një reforme pa lista te hapura, pa depolitizim te administratës dhe vote emigrantesh?, shprehet Myslym Murrizi.

?Ne pritje te takimit me Kryeministrit vendosem te bojkotojme komisionet parlamentare?, tha Edmond Stojku.

?Jemi 31 deputet ne tre grupe parlemantentare qe do votojme kunder reformes?, thotë Nimet Musai.

Për bllokimin e reformës ne Parlament, opozita e re duket se nuk i ka punët mirë me numrat. Adriatik Alimadhi i kërkoi kolegëve opozitarë te mos flasin ne emër te tij, ndërsa Lefter Maliqi deklaroi votën e tij pro reformës.

?Jane dhe 6 deputete qe do votojnë pro?, tha Lefter Maliqi.

Kryetari i Parlamentit u përpoq te zbusë opozitarët e rinj. Pasi i priti ne zyrë i siguroi se institucioni qe ai drejton do respektojë e ndjeshmërinë e tyre për realizmin e ndryshimeve ligjore për reformën zgjedhore.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OpozitaeRe#TopChannel

Recommended