Ora News - "Jemi në dietë nuk i hamë më gënjeshtrat", studentët vijojnë protestat
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sërish sot marshimi i studentëve nisi nga të gjitha universitetet për tu ndalur para parlamentit në ora 10:00. Ndërkohë policia dhe FNSH rrethuan Parlamentin që herët në mëngjes. Studentët e Korpusit u pritën përpara kryeministrisë nga një grup i vogël studentësh që qëndruan gjithë natën aty. Ndërkohë një grup tjetër të rinjsh qëndruan gjithë natën para ministrisë së Arsimit.

Studentët e mjekësisë fillimisht zbritën në qendrën universitare "Nënë Tereza" ku bënë thirrje për bashkim.

Të shoqëruar në distancë nga policia ata janë bashkuar me studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Më pas studentët e Filologjikut dhe Ekonomikut përshkuan rrugën e Elbasanit në këmbë. Pranë tyre mbërritën studentë nga Elbasani, Durrësi e Shkodra.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/jemi-ne-diete-nuk-i-hame-me-genjeshtrat-studentet-vijojne-protestat
Recommended