RTV Ora - “Rizgjohen” studentët e Korçës, rinisin protestat
  • 5 years ago
#rtvora
Studentët e Universitetit ?Fan Noli? të Korçës iu rikthyen protestave këtë të enjte pasi thonë se nuk po përfitojnë nga Pakti për Universitetin i lancuar nga kryeministri Rama. vettingu për pedagogët dhe politika punësimi për të rinjtë janë kërkesat kryesore që sipas tyre nuk kanë marrë zgjidhje!

Duke e cilësuar rizgjim nga gjumi letargjik pas protestave të Dhjetorit, Studentët e Universitetit 'Fan Noli' në Korçë u rikthyen në tubim për çështjet e Arsimit të Lartë

Ata thonë se ?Pakti për Universitetin? i linçuar nga Kryeministri Rama nuk po zbatohet. Nisja e vettingut për pedagogët dhe problemet e punësimit janë kërkesat kryesore.

Studente: "Protesta e sotme është një Rizgjim nga letargjimzmi që kishin rënë studentët pas protestës së dhjetorit. Ne i dhamë kohë qeverisë që të realizonte paktin për universitetin të cilin na i kishte premtuar, por benefitet e këtij pakti ne nuk po i marrim akoma".

Dy janë arsyet që protestojnë: Investim më i madh në arsim dhe krijim i fronteve të reja punës.

Student: "Sot protestuam një orë për të mos prishur edhe mësimin. Por protesta në ditët në vijim do të përshkallëzohet"

Duke e cilësuar të drejtë protestën, Rektori Ali Jashari, theksoi hapjen e 15 degëve të reja për t'iu përshtatur tregut të punës.

Ali Jashari: "Duke parë përparësitë që ka zhvillimi i rajonit të Korçës ne i përgjigjemi drejtpërdrejt pikërisht këtij zhvillimi. Tani po përgatiten baza ligjore mbi të cilën do të mbështeten ky vlerësim i titujve dhe gradave të pedagogëve, proces i cili unë besoj do të bëhet shumë shpejt."

Studentët e Korçës nga ana tjetër paralajmëruan përshkallëzim të protestave në rast se nuk shohin ndryshime të prekshme në kohë të shkurtër.

Në janar Qeveria lançoi Paktin për Universitetin, por studentët thonë se ende nuk po përfitojnë prej tij.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/studentet-e-korces-i-rikthehen-protestave
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended