RTV Ora - Mbyllet Koko Fest, "Karnavalet e Korçës" vlerësohet shfaqja më e mirë
  • 5 years ago
#rtvora

Nata finale e edicionit të 6 të festivalit mbarëkombëtarë të komedisë Koko Fest solli emocione dhe të qeshura te publiku.

Karnavalet e Korçës u vlerësuan si shfaqja dhe regjia më e mirë e festivalit. Komedia erdhi gjysmë muzikore me solo, duete e kuartete duke ngjallur kureshtje dhe emocion ne publik, të cilët nuk kursyen të qeshurat dhe duartrokitjet për batutat e aktorëve.

Altin Basha: "Jam shumë i lumtur që në premierën e saj në Shqipëri dhe në Korçë "Karnavalet e Korçës" gjeti maksimumin e saj në skenën e teatrit të Korçës. Është një shfaqje që i takon gjithë shqiptarëve por në veçanti qytetarëve të Korçës. Kështu që jam shumë i lumtur që u prit kaq mirë dhe shpresoj të vazhdojë të bëjë rrugën e saj."

Një nga çmimet që ngriti peshë publikun ishte edhe ai i aktorit më të mirë, i cili iu dha Koço Qendros.

Koço Qendro: "Sigurisht që çmimet të tilla të japin emocion. Në jetën time kam marrë vlerësim në disa festivale sepse jam një nga themeluesit e trupës së estradës. Kam luajtur në teatër, kinematografi por kur merr çmime të tilla, sidomos në qytetin tënd kjo me të vërtet të ngjall emocione."
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mbyllet-koko-fest-karnavalet-e-korces-vleresohet-shfaqja-me-e-mire

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended