Wake Up/ “Karnavalet e Korçës”, nuk ndalen as me pandeminë. Këtë vit edhe samba braziliane

  • 4 years ago
Prej vitesh Korça njihet si qyteti i festave dhe veçanërisht për traditën e festës së karnavaleve. Nesër me datë 4 Korrik në këtë qytet do të mbahen karnavalet e Korçës, por për shkak të pandemisë ndryshe nga vitet e shkuara, karnavalet këtë herë do të organizohen në një formë tjetër dhe të veçantë. ?Zgjidh maskën, kostumin dhe personazhin tënd? dhe ?Shkrepe karnaval? është kjo motoja e këtyre karnavaleve, ku ftohen të gjithë të bëhen pjesë me anë të fotove dhe videove të publikuara në rrjete sociale. Blerta Belliu, Drejtoreshë e Qendrës Kulturore, Korçë tha se këtë vit "Karnavalet e Korçës" pavarësisht situatës së pandemisë nuk do të ndalen.
" Nuk ka një korçar që nuk ka një maskë apo një kostum gati për karnavalet. Kjo situatë e pazakontë na ka bërë ta ndryshojmë pak rrjedhën e karnavaleve. Por nuk do të kemi grumbullime masive, nuk do të kemi të ftuar si vitet e kaluara, nuk do të kemi butafori të mëdha por padyshim që do të kemi karnavale kudo në qytet."


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended