Karnavalet e Korçës festohen edhe këtë vit , por me masa të reja

  • 4 years ago
Karnavalet janë një ndër aktvitet më të bukura që ndodhin çdo vit në Korçë.Mirëpo situata aktuale e vendos në mëdyshje organizmin e saj. Në një intervsitë për ?Rreze Dielli? Larisa Katundi, drejtore e marrëdhënieve me publikun ne Korcë tregoi se si do të realizohen karnavalet këtë vit.
?? Këtë vit ishte pak e vështirë ta mendoje se si ta realizoje këtë aktivitet, po e përshtatëm dhe e gjetëm një mundësi. Kuptohet se për shkak të situatës nuk do të ketë atë masivitetin që ka një karnaval I vërtetë, me performancat, me paradat në rrugët e qytetit dhe sigurisht me prurjen e madhe të njerëzve të cilët janë banorë të Korcës por edhe ata që vijnë nga qytetet enkas për festën e Karnavaleve. Këtë vit kemi menduar ?? shkrepe karnaval?? cka do të thotë që ne përëri organizojmë karnavale, grupe të vogla karnavalesh të vendosura në pika të ndryshme në qytet, të cilat lëvizin, do të shëtisin dhe do të shkrepin një foto me gjithë banorët apo turistët të cilët kanë dëshirë që të jenë pjesë e kësaj atmosphere, është në fakt dicka shumë e këndshme për të patur një kujtim dhe sidmos për të mos lënë pas karnavalin dhe këtë vit, duke qenë se është një festë shumë e rëndësishme që sërish cel sezonin turistik me ato mundësi që janë.
Ajo shprehet se kjo nuk do të thotë që qytetarët nuk do të jenë në rrugë gjatë kësaj kohe.
?? Qytetarët do të jenë në rrugë, pasi ju e shihni që lëvizja e tyre bëhet normalisht, por nuk do të ketë grumbullime massive. Pra cka do të thotë që nuk do të bëjnë performanca në sheshe sic janë bërë më përpara dhe njerëzit janë grumbulluar duke qenë shumë pranë njëri tjetrit. Ndërkohë që kështu mund të shikojmë rrethe më të distancuara me njëri tjetrin por mund të bëjmë nëj foto dhe të shikojmë performancat e tyre gjatë kohës që ata ecin në rrugicat tradicionale apo në rrugët e qytetit.
Ndërsa e pyetur për numrin e turistëve këtë vit, dhe rezervimet që janë bërë në Korçë, ajo shprehet se situata nuk është ajo që ka qenë më përpara.
?? Në këtë kohë kuptohet që të gjitha bujtinat, hotelet kanë qenë plotë, të prenotuara nga vizitorët dhe turistët. Këtë vit ka një rënie edhe për shkak të situatës se njerëzit janë të trembur dhe është pak e vështirë pjesa që të jetë njësoj sic ka qenë vitet e tjera. por gjithsesi ne cdo fundjavë edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë korca ka pasur turistë, nga të gjtiha qytetet??, shprehet Larisa Katundi.

Recommended