Ora News - Projekt evropian për mbrojtjen e gjelit të egër në Berat

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sërë shoqatash dhe agjensish shtetërore janë angazhuar në një projekt evropian për të shtuar gjelin e egër në Shqipëri, një specie që rrezikoi zhdukjen. Për këtë parashikohet edhe pyllëzimi i disa hektarëve tokë në zonat e mbrojtura të qarkut të Beratit.

Gjeli i Egër, një prej specieve të rralla të faunës së egër në Shqipëri pasi rrezikoi zhdukjen, është rishfaqur në Parkun Kombëtar të Tomorit në Berat.
Ndaj një sërë shoqatash dhe agjensish shtetërore janë bërë bashkë në një projekt europian për të përmirësuar habitatin e tij natyror në favor të shumimit të species.
Holta Copani: Duke i krijuar habitatin e përshtatshëm, kushtet e përshtatshme.

Në dy vitet e ardhshme, parashikohet pyllëzimi i një sipërfaqeje prej 20 hektarësh në zonat e mbrojtura Tomor, Dardhë dhe Kapinov të Beratit, e njohur ndryshe si ?shtëpia? natyrore e Gjelit të Egër.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/projekt-evropian-mbrojtjen-e-gjelit-te-eger-ne-berat

Recommended