Ora News – Pa ujë të pijshëm, 10 familje në Berat në konflikt për taracën e pallatit
  • 5 years ago
#oranews #berat #ujeipjshem
10 familje në qytetin e Beratit prej disa ditësh nuk furnizohen me ujë të pijshëm. Shkak është bërë konflikti me një prej banorëve të pallatit, i cili ka prerë tubat e të gjithë depozitave që ndodheshin në taracën e banesës së tij. Situatën banorët e kanë denoncuar në polici por ende nuk kanë marrë zgjidhje.

Një konflikt mes banorëve të një pallati dhe një bashkëqytetari të tyre, ka lënë pa ujë të pijshëm prej disa ditësh 10 familje në Berat.

Ngjarja edhe pse është denoncuar në Policinë Bashkiake ende nuk ka marrë zgjidhje.

Bëhet fjalë për taracën e një pallati pesë katësh në lagjen "Dëshmorët e Kombit", e cila në të gjithë hapësirën e saj është zënë nga një banor që jeton në katin e pestë.

Nën pretendimin se i prishet soleta e taracës, ky i fundit ka prerë tubat e depozitave të banorëve të kateve të poshtëm, duke i lënë këta të fundit pa ujë të pijshëm.

Banorët shprehen se depozitat i kanë vendosur me mirëkuptim në hapësirën e soletës që përkon vetëm me shkallët e pallatit dhe si e tillë është e përbashkët dhe nuk prek sipërfaqen e shtëpisë të pronarit të katit të pestë.

Ky i fundit pasi ka prerë tubat e ujit nuk ndodhet në banesë ditët e fundit, kur Policia Bashkiake shoqëruar nga forcat e rendit kanë shkuar për ta pyetur lidhur me ngjarjen.

Në këto kushte banorët shprehen se jo vetëm që janë pa ujë të pijshëm prej ditësh, por dhe në një konflikt të hapur me bashkëqytetarin e tyre dhe kërkojnë zgjidhje.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pa-uje-te-pijshem-10-familje-ne-berat-ne-konflikt-taracen-e-pallatit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended