Ora News - Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestë tek pedonalja! Në Durrës firmoset peticioni
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit organizoi një tjetër protestë pasi policia e rendit është parë duke rrethuar zonën ku ndodhej Teatri Kombëtar.

Artistët paralajmëruan kryeministrin Edi Rama se nuk do ta lejojnë ndërtimin e godinës së re sipas planeve të qeverisë.

Aleanca do të ketë ndalesën e radhës në Shkodër, ku do tu kërkohet qytetarëve të firmosin peticionin, që kërkon rindërtimin e godinës sic ishte dhe në zonën ku ka qenë.

Më herët artistët dhe anëtarët e shoqërisë civile në mbrojtje të Teatrit protestuan në Durrës, ku sipas Ervin Gocit u mblodhën mbi 600 qytetarë.

Pas tubimit të mbajtur në qytetin bregdetar, policia ka proceduar organizatorët e protestës Robert Budina dhe Ferdinand Xhaferrin.

Ora 20:42 Budina i përgjigjet Ramës: Rrugaç, mos bëni kalkulime politike. Njerëzit do t'i sjellim para kryeministrisë

Regjisori Robert Budina iu përgjigj kryeministrit Rama, i cili një ditë më parë tha se nga protesta për teatrin do të dalë një lëvizje politike. Duke e etiketuar Ramën si "rrugaç", Budina e paralajmëroi se njerëzit do t'ia sjellin përpara kryeministrisë. Ai i bëri thirrje qytetarëve që të dalin në protesta.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/durresi-solidarizohet-me-aleancen-nenshkruajne-peticionin-rindertimin-e-teatrit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended