Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vazhdon mbledhjen e firmave në Kukës
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, tashmë nuk do të funksionojë vetëm si një aksion për këtë çështje. Aktorët dhe anëtarët e shoqërisë civile të përfshirë në këtë lëvizje, do të denoncojnë çdo aferë që nënonë liritë dhe ekonominë e vendit.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka vijuar mbledhjen e firmave për rindërtimin e e teatrit në qytetin e Kukësit. Qytetarë të shumtë kanë nënshkruar peticionin në ndërkohë që aksioni do të shtrihet në të gjitha qytetet e vendit.

Por aksioni I aleancës nuk do të kufizohet vetëm tek mbledhja e firmave. Regjisori, Budina, tha se nga nesër do të ketë denoncime të forta për afera të ndryshme, që sipas tij tejkalon Teatrin.

?Pas dhunës së datës 17 maj kemi ndërmarrë një tur dhe tashmë çështja e teatrit ka kaluar oborrin e Teatrit, pasi u shkel kushtetuta. Lufta e kryeministrit ishte rrëzimi i simbolit, ashtu sikurse paraardhësit e tij. Ne do të lartësojmë këtë model qytetarie, për tu thënë se Teatri nuk është problem vetëm i joni. Akoma nuk e kemi ngritur institucionin e protestës. Duam të zgjojmë njerëzit përmes vetëdije qytetare. Teatri ishte dëshmori parë se me çfarë pushteti kemi të bëjmë.?

Ndërsa aktori Nerital Licaj, kishte një thirrje për shqiptarët.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/aleanca-mbrojtjen-e-teatrit-vazhdon-mbledhjen-e-firmave-ne-kukes

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended