Ora News - Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit akuzon Lleshaj për vjedhjen e ndihmave, reagon Ministri
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Aleanca për mbrojten e Teatrit denoncoi faktin që një makinë me logon e "Fundjavës Ndryshe" zbarkoi ndihmat pranë Ministrisë së Brendshme.

Njëra nga aktivistet e Aleancës për Teatrin ndërsa pyet punonjësit për ato që po shkarkojnë te dera e Ministrisë, merr si përgjigje se ato ishin si prova materiale.

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit akuzon Ministrinë e Brendshme se po i vidhte ndihmat. Pas këtyre akuzave reagon Ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj, që përmes një statusi në "Facebook" i cilësoi pisa. Ministri Lleshaj sqaroi se ato ishin prova dhe nuk po shkonin në zyrën e tij.

Më tej u njoftua se shërbimi i çështjeve të brendshme ka nisur hetimet për dy përfaqësues të Aleancës për mbrojtjen e Teatrit, shtetasen M.J. dhe shtetasen E. M. Mbi ta rëndon akuza për veprën penale "përhapje e lajmeve të rreme që ngjallin panik". Nga ana e tyre, përfaqësues të Aleancës kërkuan nga Ministri që të tërheq fjalët fyese.

Edmond Budina: "Aleanca për mbrojtjen e Teatrit i kërkon Ministrit të Brendshëm, Sander Lleshaj të tërheq menjëherë deklaratat fyese dhe demigruese. T'i kërkojë falje publike qytetarëve të cilët shërbyen qysh në orët e para të tragjedisë që kaploi vendin".

Neritan Liçaj: "Ju hajdutër! Llogjikës të "kap ça t'kapësh", që mirë që vidhni miliona, po vidhni edhe pakot dhe batanijet e atyre që janë vërtetë në nevojë, keni arritur që të shkatërroni këtë vend, por mos kujtoni se do ia hidhni pa larë, të palagur. Jeni ju rrethuar! Jeni ju të kërcënuar! Jeni ju të marrë fund!"

Video ku shfaqen punonjësit e shërbimit për çështjen e brendshme dhe ankesat që shkarkojnë disa pako bëri xhiron e rrjetit, ashtu siç pak ditë më parë, një tjetër video ku faktohej vjedhja e ndihmave për të prekurit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/aleanca-mbrojtjen-e-teatrit-akuzon-ministrine-e-brendshme-vjedhjen-e-ndihmave-reagon-lleshaj

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended